Mëngjesi nis me një vrasje të dyfishtë, ekzekutohen bashkëshortët
Tanimë krimi ka pushtet të plotë në vend. E pohon edhe kryeministri kur pranon se duhet të dënohen me burg përjetë ata që vrasin femra, ata që vrasin policë dhe ata që vrasin për gjakmarrje. Me pak fjalë çdo lloj krimi në vend po njeh rritje të frikshme.
Sot në mëngjes janë gjetur të ekzekutuar në banesën e tyre në Mallakastër çifti Enver dhe Hazbie Myftari, 55 dhe 54 vjeç.
Ata janë vrarë gjatë orëve të natës në Belishovë, ndërkohë që për të humbur gjurmët, banesës i është vënë flaka.
Autori i ka vënë flakën edhe lokalit që kishin në pronësi bashkëshortët. Ata jetonin të vetëm. Çifti kishte katër fëmijë, tre vajza të martuar dhe një djalë që jetonte në Tiranë.
Policia si zakonisht thotë se është vënë në kërkim të autorëve dhe po heton se çfarë konfliktesh mund të kenë pasur bashkëshortët.
