Denime disavjecare per autoret - Rasti i Dominik Brunner qe vdiq se tregoi kurajo qytetare

Nente vjet dhe dhjete muaj per Markus S shtate vjet per Sebastian L. Me vendimin e saj Gjykata e Landit ne Mynih dha denime vetem pak me te lehta se ato qe kerkoi prokuroria. Prokuroria pati kerkuar 10 vjet dhe tete vjet arrest. Zedhenesja e prokurorise Barbara Stockinger Gjykata e Landit ne Mynih i denoi dy te akuzuarit kryesisht duke u bazuar ne kerkesen e prokurorise. Gjykata e Landit ne Mynih e pranoi si motiv te aktit hakmarrjen per angazhimin per angazhimin kurajoz te zotit Brunner qe te akuzuarit e sulmuan zotin Brunner nga zemerimi dhe ky u pa si motivi mbizoterues per aktin.Bildunterschrift Punonjesi i gjykates shoqeron nje nga te akuzuarit ne gjyq 06.09.2010
Avokatet mbrojtes te pakenaqur
Dy te akuzuarit sot 18 dhe 19 vjec e pranuan vendimin relativisht te permbajtur. Mbrojtesit e tyre paten kerkuar denime shume me te uleta. Maximilian Paulus avokat i Markus S. nuk eshte i kenaqur me vendimin e gjyqit Patem thene qe ne fillim se vemendja jone kryesore ishte e drejtuar ne aplikimin e kodit penal per te rinjte e minorenet. Kete e arritem. Denimin vendimin nga ana tjeter ne e konsiderojme te gabuar dhe ju mund te na besoni se do tu keshillojme mandanteve tane qe te kalojne pa humbur kohe ne revizion.
Ne argumentimin e denimit te tij gjykatesi Reinhold Beier e paraqiti me hollesi ate qe ndodhi dhe theksoi se sjellja e viktimes Dominik Brunner nuk le vend per kritika. Ne fillim ai pati nderhyre pastaj kercenoi me policine dhe pastaj e thirri me te vertete policine duke zene vend per ti mbrojtur para nxenesve ne stacionin e tramvajit Solln te Mynihut.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rasti i biznesmenit Dominik Brunner qe deshi te mbronte disa nxenes por vdiq nga rrahjet tronditi Gjermanine
Gjykata respekton kerkesen e prokurorise
Qe Brunneri ishte i pari qe goditi kete gjykata e vleresoi si vetembrojtje. Dy te akuzuarit e paten provokuar goditjen me sjelljen e tyre agresive. Edhe fakti qe Brunneri nuk vdiq direkt nga goditjet por nga nje defekt i lindur i zemres nuk ndryshon gje ne vleresimin e pergjithshem te asaj qe ndodhi. Pati qene vetem rastesi qe Brunnerit nuk iu thye kafka nga shkelmat e te akuzuarit Markus S. Markus S. e kishte llogaritur me qetesi qe Brunneri edhe mund te vdiste prandaj 19 vjecari denohet edhe nen akuzen e vrasjes. Ndersa i akuzuari tjeter i cili besohet qe e terhoqi Markus S. nga Brunneri qe ndodhej ne toke denohet vetem nen akuzen e plagosjes fizike me pasoje vdekjen.
Nje denim me vend beson avokatja Anette von Stetten e cila i ka perfaqesuar prinderit e Brunnerit para gjykates Me vendimin une jam shume e kenaqur. Me denimin e saj gjykata respektoi ne mase te madhe kerkesen e prokurorise e cila sipas mendimit tim ishte me vend.
Autor Thies Marsen/Auron Dodi
Redaktoi Lindita Arapi