E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka me e madhe e Afganistanit perpara problemesh te medha

Kaq shume njerez Banka e Kabulit nuk ka perjetuar kurre. Njerezit presin me ore te tera perpara filialeve qe te hyjne ne ambientet e bankes. Perpara sporteleve shtyhen disa qindra te tjere. Te gjithe kane nje synim te terheqin sa me teper para qe te jete e mundur sidomos ne qendren e bankes ne Kabul.

Thone qe banka po falimenton. - thote tregtari Abdullah qe ka depozituar ne kete banke 8000 dollare te cilat do ti terheqe.

E gjithe kjo situate u shkatua pas urdherit te presidentit Karzai per te pushuar nga puna dy manaxhere te kesaj banke. Ata jane edhe aksionere te bankes dhe u kishin mundesuar disa personave qe te merrnin kredi ne miliona per biznese te pasigurta me pasuri te patundshme.

Menjehere pas ketij lajmi klientet kane terhequr me teper se 200 milione dollare nga kjo banke dhe tani thuhet se rezervat e bankes me te madhe te Afganistanit ditet e ardhshme do te marrin fund.

Disa gra moren nga 1000-3000 dollare. - thote Sona e cila gjithashtu do ti terheqe parate e veta.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Te shtunen ne filialin kryesor te kesaj banke ne Kabul mbaruan dollaret dhe arketaret filluan te shperndajne kartmonedha vendase.

Banka e Kabulit u themelua ne vitin 2004 dhe rreth dy milione afgane kane depozituar ne te rreth 12 miliarde dollare. Thuhet se prej kredive bankes i mungojne rreth 700 milione dollare. Nder aksioneret e Bankes se Kabulit eshte edhe vellai i presidentit Karzai i cili me kredite e kesaj banke ka blere miniera qymyri nje fabrike cimentoje si dhe filialin evetem te Toyotes ne Afganistan.

Presidenti Karzai dhe ministri i Finacave thane se Banka e Kabulit eshte e sigurt dhe se qeveria nuk do te lejoje qe ajo te falimentoje. Qeveria urdheroi Banken qendrore Afgane qe te derdhe 100 milione dollare te Banka e Kabulit per te paguar nepunesit e shtetit. Shteti afgan eshte klienti me i madh i bankes se Kabulit. Nderkohe Banka qendrore Afgane ka kerkuar para nga bota e jashtme per te siguruar likuiditetin e Bankes se Kabulit. Nder te tjera 300 milione dollare te depozituara ne Federal Reserve ne SHBA.

Megjithate afganasit jane skeptike. Po tu besonim atyre nuk do rrinim me ore te tera ne radhe ketu. - thote tregtari Abdullah.

Autor Sabina Mathay/Pandeli Pani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›