Denimi i Dishos nje zhvillim i turpshem
Dimas
Nje dite me pare ministri i Jashtem i Greqise Stavros Dimas e cilesoi denimin e Naum Dishos si nje zhvillim te turpshem per marredheniet e minoritetit etnik grek ne Shqiperi. Sipas Dimas keto zhvillime jane shume te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise ne Bashkimin Europian pasi sipas ministrit te Jashtem KE-ja shpeshhere ka kritikuar sistemin e drejtesise ne Shqiperi. Ministri grek nuk la pa permendur as progres-raportin e fundit te Bashkimit Europian per Shqiperine ku thuhet se standardet europiane ne drejtesi jane ende ne faze te hershme. Dimas deklaroi se Ministria e Jashtme Greke do te vijoje te monitoroje nga afer te gjitha zhvillimet e me pas do te percaktoje qendrimin zyrtar.