E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet Balla se shpifi ndaj Pollos. Socialisti: Hetim të gjitha pazareve

balla234Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla është shpallur fajtor sot nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi ndaj tij ishte ngritur një padi nga ministri i Inovacionit, Genc Pollo. Padia erdhi pasi Balla deklaroi në Kuvend se ministri ka abuzuar me tenderat, ka shpërdoruar detyrën dhe ka thënë se është përfshirë në korrupsion.

Gjyqtari Bledar Abdullai ka vendosur ta dënojë socialistin me një gjobë prej 30 mijë lekësh, ndërsa do të paguajë edhe shpenzimet e 17 seancave gjyqësore.

Ndërkohë pak minuta më pas reagoi edhe vetë deputeti Balla, i cili nëpërmjet një shkrimi në rrejtin social Facebook, duke thënë se pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të merret një hetim intesiv ndaj ministrit.

Ashtu siç edhe e prisja, sot ne Gjykaten e Tiranes u shpall nje vendim tjeter i gatuar ne aneksin e kuzhines se Sali Berishes kunder opozites. Gjyqtari nuk kishte si te jepte vendim tjeter, megjithese edhe vete e kuptoi gjate seancave gjyqesore se gjithcka kam thene eshte e vertete. Per ta kuptuar me thjeshte te gjithe shqiptaret, une sot u denova me vendim gjykate sepse kam thene se rruget e Shqiperise jane çare nga nje kompani e cila nuk ka patur license dhe leje. A jane çare apo nuk jane çare rruget ne cdo cep te Shqiperise? A u ça rruga e Kombit per te shtrire kabllin e fibres optike? Pse u terhoq Genc Pollo nga licensimi i ketij rrjeti qe do t’i jepte buxhetit te shtetit 12 milione euro? Pse nuk i lihet kohe Prokurorise qe te hetoje kete rast korrupsioni? Shqiptaret do ta gjykojne me 13 qershor se kush ka te drejte. Rilindje edhe per sistemin gjyqesor, per ta shpetuar nga kontrolli i Saliut. Ndersa Genc Pollos i them se do te hetohesh per te gjithe pazaret qe ke bere dhe po ben. Edhe keto dite po tenderon me shpejtesi dhe fshehtesi rrjetin dixhital te televizionit prej 25 milione eurove. Ne fund dua ta falenderoj gjyqtarin, i cili vleresoi se dinjiteti moral i Genc Pollos vleka 30 mije leke,- tha Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›