Dënohet Luis Suarez

Luis Suarez është dënuar me 10 ndeshje suspendim nga Komisioni Disiplinor në Premierligën Angleze. Sulmuesi i Liverpoolit ka marrë dënimin e ashpër pas kafshimit të Branislav Ivanovic në ndeshjen ndaj Chelseat.
Suarez kështu humbë mundësinë për të marrë çmimin si lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në Premierligën Angleze. Dënimi për Suarez është vlerësuar tejet i ashpër nga zyrtarët e Liverpoolit./Indeksonline/