Lojtari i Man United, në gjendje shqetësuese

Mesfushori anglez i Manchester United, Ashley Young është parë në një gjendje shqetësuese. Ylli anglez është fotografuar në rrugët e Manchesterit duke ecur në paterica.
Lëndimi i tij i pësuar në ndeshjen me Manchester Cityn ku u përplas me Pablo Zabaletan, ka bërë që të merrë përmasa më të mëdha. Young thuhet se nuk do të kthehet në stërvitje së paku edhe 2 muaj.
Ky lëndim mund të rritë shqetësimet e tij pasi që në verë në United do të ketë një konkurrentë shumë të fortë, talentin Wilfried Zaha./Indeksonline/