E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet Taulant Balla, 10 milion pse shpifi ndaj Jamarbër Malltezit

balla1Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist, Taulant Balla për shpifje ndaj Jamarbër Matllezit. Ky i fundit i cili është dhëndri i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, e ka paditur Ballën për shpifje. Padia u pranua nga gjykata e cila dënoi me 10 milionë lekë të vjetra deputetin socialist. Avokati i Jamarbër Maltezit ka kërkuar një gjobë prej 2 milionë lekë të reja, por gjykatësi i ceshtjes uli dënim me gjysmën e vlerës.

Vendimi është dhënë pas plot 16 seancave të mbajtura në Gjykatën e Tiranës mes paditësit Malltezi dhe deputetit Balla. Vetë Balla nuk ishte i pranishëm në seancë, kur është bërë publik vendimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›