E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohet me 4 vjet burg per evazion fiskal Silvio Berluskoni

Gjykata e larte italiane konfrimoi denimin me 4 vite burg per Silvio Berluskonin per evazion fiskal, 12 vjet pas artikulimit te akuzave te para per kete ceshtje. Tashme mbetet edhe vendimi perfundimtar I Gjykates se Apelit te Milanos per te konfirmuar edhe ndalimin e pjesmarrjes se Kavalierit ne postet publike per 5 vitet e ardhshme.
Më 8 maj të këtij viti, Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Silvio Berlusconit me katër vjet heqje lirie e ndalimin për pesë vjet të detyrave në poste publike nga ana e tij.
Por në këtë rast, Berluskoni nuk do të përfundojë asnjë vit pas hekurave. Tre nga nga katër vitet e dënimit i falen në bazë të uljes së dënimeve të dekretuar në 2006-ën. Vitin e mbetur ai do ta kalojë në arrest shtëpie sepse përfiton nga mosha mbi 70-vjeçare.
Ish-kryeministri u akuzua për një shkelje fiskale prej 7,3 milionë eurosh të kryer duke manipuluar çmimet e filmave të blerë nga “Mediaset”.
Rishqyrtimi i dënimit për ndalimin e ushtrimit të detyrës në postet publike pritet të shmangë një tërmet të mundshëm në qeverinë italiane.
Nëse Berluskonit do ti hiqet imuniteti I deputetit, forca politike e drejtuar prej tij, si dhe subjektet mbeshtetese, mund të shkaktojne destabilitet me dorëheqjen masive të deputetëve, duke bere qe qeveria Leta te humbe maxhorancen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›