E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohet me 6 muaj burg gjyqtarishqiptar qe kurdiste ndeshjet

Denohet nje gjyqtar shqiptar lir Pelinku dhe gjyqtari i UEFA-s Joe Attard nga shtepia evropiane e futbollit per shkak se tentuan te kurdisin ndeshjen ndermjet skuadres malteze Marsaxlokka dhe asaj kroate Slaven Belupo.

Ngjarja kishte ndodhur ne vitin 2008 gjate kualifikimeve per Europa League. Arbitri Joe Attard i pezulluar edhe nga Fifa Uefa dhe Federata Malteze e Futbollit mesohet se ka qene bashkepunetori i trajnerit shqiptar Ilir Pelinku ne perpjekjet per te korruptuar portierin e skuadres malteze Marsaxlokk FC gjate ndeshjes ndaj kroateve te Slaven Belupos muajin e kaluar ndeshje e fituar gjithsesi nga kroatet 4-0. Dyshja shqiptaro-malazeze mesohet se ka kontaktuar me portierin e Marsaxlokk duke i ofruar para per ta lehtesuar rezultatin e sigurt ne menyre qe me pas ata te siguronin nje fitim te madh ne venien e basteve. Portieri e denoncoi episodin perpara takimit.

Gjyqi i Maltes i ka denuar me nga 500 euro gjobe dhe 6 muaj burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›