E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetaret e vrare ne SiriHoxhaj Colvin drita e se vertetes

Ministri i puneve te Jashtme te Kosoves Enver Hoxhaj ka derguar ngushellimet e tij me te ndiera per vdekjen e dy gazetareve sot ne qytetin Homs te Sirise. Hoxhaj shpreh mirenjohjen e tij me te madhe ndaj gazetares Marie Colvin e cila ka mbuluar per nje kohe te gjate ngjarjet ne Kosove. Dy gazetaret u vrane sot ne qytetin e Homs.

NGUSHELLIMET E HOXHAJ
Ne emer te popullit dhe qeverise se Republikes se Kosoves Ju lutem te pranoni ngushellimet tona me te thella. Me pikellim te thelle kemi kuptuar per vdekjen e Znj. Colvin dhe kolegut te saj gjate detyres ne qytetin Homs te Sirise.

Znj. Colvin me mjeshteri dhe saktesi ka mbuluar ngjarjet ne Kosove dhe vende te tjera. Ajo do te mbahet mend edhe per trimerine dhe dhembshurine e saj per viktimat e luftes. Znj. Colvin asnjehere nuk hezitoi te raportoje per mizorite e bera kunder civileve gjate luftes se Kosoves.

Raportet e saj ndricuan te verteten dhe vuajtjet e civileve te pafajshem. Puna e saj ka qene nje kontribut i jashtezakonshem ne shtegun pozitiv te njerezimit dhe sherben si pishtar per punen e gazetareve te tjere.

Ne fuqishem denojme kete akt kunder vlerave te gazetarise duke shpresuar qe populli sirian do te fitoje lirine e tij shume shpejt.

Sot populli dhe institucionet e Kosoves se bashku me familjaret dhe koleget e saj jane ne pikellim te thelle per humbjen e nje gazetareje madheshtore te te drejtave te njeriut. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›