E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet për vrasje, ekstradohet 39 vjeçari

Një 39 vjeçar nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje u ekstradua mesditën e sotme nga Italia. Dashamir Kolgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale "Vrasje me dashje për shkaqe të tjera të dobëta" dhe "Armëmbajtje pa leje". Kolgjini është shpallur fajtor pasi në dhjetor të vitit 1994 në qytetin e Elbasanit, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Ilir (Rudi) Lazarani, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen. Ndërkaq i shpallur në kërkim nga Interpoli, 39 vjeçari mbërriti në Rinas ku dhe iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Kolgjini u arrestua në Itali në maj të vitit 2001, në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›