Japoni, robotë inteligjentë që mendojnë para se të veprojnë
TOKIO- Të edukuar nga shkencëtarët japonezë, robotët e rinj kanë arritur një stad zhvillimi që i afron edhe më tepër me qëniet njerëzore, falë aftësisë së tyre për të menduar, mësuar dhe për të vendosur si t'i kryejnë detyrat, progres që shtron gjithashtu probleme etike.
Osamu Hasegawa, profesor në Institutin e Teknologjisë të Tokios, ka konceptuar një sistem që i mundëson një roboti humanoid të shikojë mjedisin e tij dhe të zgjidhë probleme me të cilat përballet papritur.
"Shumica e robotëve ekzistues janë të aftë të ekzekutojnë detyra të paraprogramuara, por ata dinë pak gjëra mbi botën reale ku ne njerëzit jetojmë", shpjegon kërkuesi.
"Pra, projekti ynë konsiston në ndërtimin e një ure mes robotëve dhe botës reale me qëllim që ata të sillen më mirë në kontakt me njerëzit", vazhdon ai.
Roboti i tij është i pajisur me një rrjet të gjërë neuronesh të vetëorganizuara (SOINN), thënë ndryshe, një strukturë që i mundëson akumulimin dhe përdorimin e njohurive për të kuptuar mënyrën e kryerjes së detyrës së dhënë në një kontekst të veçantë.
Roboti është i aftë të interceptojë pamje dhe tinguj dhe të riprodhojë veprime duke analizuar mjedisin që e rrethon.
Për shembull, nëse ju i mësoni si të mbajë një gotë dhe ta mbushë me ujë, ai do të dijë t'i gjejë këto objekte dhe të riprodhojë këto veprime në rrethana të ndryshme, në vende të ndryshme, duke dalluar objektet në fjalë në mes të të tjerave dhe duke përshtatur veprimet me botën që e rrethon, gjithnjë duke verifikuar vetë çdo etapë të rezultateve të këtyre veprimeve.
Ky robot, i aftë të mendojë para se të veprojë, mëson duke kërkuar ndihmë sa herë që ndodhet përballë një detyre jashtë kapaciteteve të tij. Pasi mëson njohuritë e reja që i duhen, roboti mund t'i ripërdorë ato për qëllime të tjera nëse është e nevojshme, gjë që kërkon edhe këtu reflektimin tonë për të gjykuar se çfarë kompentence mund të jetë e nevojshme në funksion të problemit të hasur.
Njësoj si njerëzit, sistemi mundet gjithashtu të neglizhojë zhurmat apo informacionet e panevojshme që mund të ngatërrojnë robotët e tjerë.
Roboti di të përzgjedhë informacionet mes atyre që duhet t'i interesojnë dhe ato që ndotin. Gjatë një bisede, njeriu për shembull është i aftë të shmangë zhurmën e mjedisit për t'u përqëndruar mbi atë që thotë bashkëbiseduesi apo të dallojë vizualisht çfaë kërkon në një skenë me shumë objekte.
Ai di gjithashtu të identifikojë diçka në kënde të ndryshme shikimi duke hamendësuar dhe jo vetëm ato që ka parë apo memorizuar.
"Truri i njeriut realizon performancat e tij aq në mënyrë të natyrshme dhe automatike sa që ne nuk e kuptojmë se realizojmë një proces njohjeje vizuale apo sonore tejet komplekse", nënvizon Hasegawa.
Roboti i tij nga ana tjetër përdor internetin për të grumbulluar informacione të reja.
"Ka një sasi të madhe të dhënash të disponueshme në internet, por aktualisht, vetëm njerëzit mund t'i përdorin", kujton kërkuesi, i cili i ka dhënë robotit aftësinë të lidhë direkt trurin e tij me një bazë të gjërë njohurish që është "rrjeti i rrjeteve".
Në të ardhmen, sistemi artificial i neuroneve të kësaj makinerie mund të gjejë një varietet përdorimesh për të përmirësuar në kohë reale performancat e makinerisë, që kjo e fundit t'i jetë në ndihmë njeriut në punët e përditshme.
"Ne mund t'i kërkojmë një roboti të vendosë salcën për sushi në një tryezë gjatë një darke. Ai mundet që në atë moment të nisë kërkimin për pamjen e një shisheje salce për sushi në internet, të identifikojë objektin dhe ta gjejë atë në kuzhinë", specifikon profesori.
''Megjithatë, progresi i vazhdueshëm në teknologjinë e robotëve shtron probleme në rang etike'', pranon shkencëtari.
Sipas tij, ne duhet të mendohemi për detyrat që u kërkojmë këtyre robotëve inteligjentë për të shmangur që veprimet e tyre të kthehen kundër qënieve njerëzore të cilët i kanë krijuar, si në filmin "2001: Odiseja në hapësirë", këmbëngul Hasegawa.
Ai saktëson gjithashtu se "një thikë kuzhine është një mjet i nevojshëm, por mund të shndërrohet në një armë. Pra, sipas tij duhet të mos kemi besim tek mënyra si e përdorim teknologjinë dhe të diskutojmë që në fillim, me qetësi me personalitete të origjinave dhe fushave të ndryshme.
(d.b/ATSH/AFP/BalkanWeb)