E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet përpjekja për të djegur një shtëpi te Kroi i Vitakut

Tentimi për djegien e një shtëpie që është duke u rindërtuar në Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës, ka shkaktuar reagimin e zyrtarëve të Komunës së Mitrovicës. Ata vlerësojnë se këto janë akte kriminale që zakonisht kryhen nga strukturat ilegale serbe.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, duke dënuar këtë rast, ku disa persona të panjohur kanë tentuar të djegin shtëpinë e Sinan Behramit në Kroin e Vitakut, tha se kjo nuk është hera e parë që një rast i tillë ndodh në veri. “Strukturat ilegale dhe kriminale serbe në veri zakonisht kanë tentuar që të pengojnë procesin e rindërtimit dhe kthimit të të zhvendosurve në veri”.

Bala apeloi që strukturat e sigurisë të jenë më aktive dhe të vendosura që t’i luftojnë këto akte të këtyre grupeve kriminale që janë kundër normalizimit dhe jetës së lirë në këtë pjesë të vendit./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›