E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet sulmi në Zallq të Istogut

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj qytetarëve të kthyer, që ndodhi në fshatin Zallq të Istogut dhe u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që aktorët e këtij sulmi të nxirren para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Sulmi ndaj qytetarëve të kthyer, që ndodhi mbrëmë në Zallq, është një akt i patolerueshëm dhe i dënueshëm nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
Republika e Kosovës është shtet demokratik, që përbëhet nga komunitete të ndryshme etnike. Toleranca dhe bashkëpunimi i gjithanshëm mes këtyre komuniteteve, është ndër vlerat më të larta të shtetit tonë të ri|, thuhet në reagim.

Në kuadër të prioriteteve të saj kryesore, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dëshmuar dhe po dëshmon në vazhdimësi përkushtimin e saj për respektimin afirmativ të të drejtave të të gjitha komuniteteve. Në këtë drejtim, qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur kthimin e personave të shpërngulur në pronat dhe shtëpitë e tyre në Kosovë, përfundon reagimi i Qeverisë së Kosovës.

Mbrëmë vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri në një tendë ku jetojnë serbët e kthyer, mirëpo nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›