E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dënoj manipulimin nga Beogradi”, Berisha: Kosova të shmangë tensionet dhe të bashkëpunojë me ndërkombëtarët

“Dënoj manipulimin nga Beogradi”, Berisha: Kosova të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën e tensionuar sot në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se dënon manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës, ndërsa i bën thirrje autoriteeve të Kosovës që të shmangin rritjen e tensioneve e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

Postimni i plotë i Berishës:

Tensione të forta në Veri të Kosovës.

Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.

Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor:

NATO-n,Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›