E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar të forcës nga policia ndaj protestuesve”- Rama replikon me OJF-të: Jepeni ju të parët shembullin e dialogut! Asnjë jetë s’duhet vënë në rrezik

Njëzet e një organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës gjatë protestave studentore në Shqipëri. Organizatat nënvizojnë se protesta paqësore është një e drejtë themelore dhe kërkojnë që autoritetet të garantojnë ushtrimin e saj, ndërsa çdo përdorim i forcës nga policia të jetë i ligjshëm dhe proporcional.

edi rama ok

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës duke bërë u thirrje organizatave të japin vetë shembullin e dialogut, duke deklaruar se qeveria është e gatshme të dialogojë “ku të doni, kur të doni dhe pa kushte”.

Rama kërkoi gjithashtu që organizatat të distancohen qartë nga dhuna, hedhja e gurëve, zjarrvënia e institucioneve dhe keqpërdorimi i të miturve, duke argumentuar se protesta paqësore nuk rrezikohet nga policia, por nga ata që i paraprijnë akteve të dhunshme.

“Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik”, përfundoi kryeministri, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të çdo personi.

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!

Ta mbrojmë të gjithë bashkë  jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi!

Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit – padiskutim

Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”,- shkruan Rama.

deklarata

rt

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›