E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi i Balles Argita te pergjigjet

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, vijoi denoncimin për konfliktin e dyshuar të interesit dhe korrupsionin me protagonistë “familjen Berisha”.

Në një konferencë për shtyp, ditën e dielë, Balla konsideroi kryeministrin si “një armik të investitorëve”, ndërsa bëri thirrje nga zonja Argita Berisha që t’i përgjigjet, qartë dhe një herë e mirë dy pyetjeve të vetme që ka ngritur opozita.

”E kujt ishte toka e cila iu propozua biznesmenit Ansar? Publiku shqiptar meriton një përgjigje dhe jo kundërakuzat e radhës, që kanë si qëllim të vetëm të hedhim baltë mbi opozitën, për të mos dhënë një përgjigje. Denoncimet e PSArgita: Rama spekulonArgita i përgjigjet akuzave Reagon Argita Berisha E kujt ishte toka dhe a përbën i gjithë komunikimi me biznesmenin Ansar një konflikt interesi?”, pyeti Balla.

Sipas deputetit socialist, “Argita nuk ka më asnjë argument për t’u justifikuar. Ajo kërkoi tre milionë euro në këmbim të firmës së babit kryeministër dhe ky është një konflikt i qartë interesi”.

Balla përfundoi deklaratën e tij me premtimin se “pas 23 qershorit, ashtu si e gjithë Shqipëria do të rilindë edhe drejtësia dhe nëse deri atëherë nuk do të jetë vënë drejtësia në vend, ajo do të vendoset menjëherë pas marrjes së pushtetit nga socialistët sot në opozitë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›