E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denoncimi i PD/ Rama po ndërton kopësht 4.3 miliardë lekë tek Kryeministria

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se Edi Rama po u merr shqiptarëve 4.3 miliardë lekë, për të ndërtuar një kopësht në Kryeministri.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se për të përligjuar shpërdorimin e parave, Rama sajon emrin e një instalacioni me dru.

Sipas deputetit e vetmja mënyrë që Rama të mbaj duart larg xhepave të qytetarëve është largimi me votë, pasi sipas tij SPAK nuk ka guxim të nisë hetimet.

“Kopshti i Edit

Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.

4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve”, shkruan Këlliçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›