Depay shpëton Barcelonën në Bilbao

Barazimi i parë për Barcelonën në La Liga 2021/2022: në San Mamés, në fakt, blaugrana nuk shkojnë përtej 1-1 kundër Athletic Bilbao. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, baskët kaluan në epërsi në minutën e 50 -të me konkretizimin e Iñigo Martínez pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, por në minutën e 75 -të Depay shmangu nokautimin e të besuarve të Koeman, duke përfituar nga asistimi i Sergi Robertos.
Rastet për gol nuk munguan dhe në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Katalanasit në fund humbën dhe shërbimin e Garcia, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të parregullt në dëm të Williams. Sulmuesi kuqezi, Rei Manaj edhe në këtë sfidë qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave.