Regjistri Kombëtar i Testamenteve, garanci dhe transparencë për qytetarët

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar së fundi se “është krijuar Regjistri Kombëtar i Testamenteve i administruar nga Dhoma Kombëtare e Noterisë”. Ai është një regjistër i qendërzuar për të gjitha vullnetet e kërkuara nga trashëgimlënësit.
Ministrja Gjonaj tha se “duke u formalizuar dhe unifikuar në rang kombëtar, regjistri ofron garanci shtesë juridike, garanci të sigurisë së informacionit, lehtësi për qytetarin, si dhe transparencë për organet e sistemit të drejtësisë”.
Regjistri Kombëtar i Testamenteve pritet t’u japi zgjidhje edhe mjaftë konflikteve me pronat.