E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Depozitat në lekë u rritën me 50 miliardë lekë në 2024

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Në fund të vitit 2024, totali i depozitave bankare në monedhën vendase arriti në 692 miliardë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, depozitat në lek u rritën me 4,8%, ose 50 miliardë lekë më shumë se në vitin 2023.

Rritja e depozitave bankare ka ardhur si nga bizneset, ashtu dhe nga individët.

Depozitat në lekë shënuan rritjen më të fortë në muajin dhjetor 2024 me 24 miliardë lekë për shkak të shtimit të remitancave gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Gjatë këtij viti tendencë në rritje shënuan edhe kursimet në euro dhe dollarë. Kursimet në valutë u rritën me 10% ose në vlerë 744 milionë euro.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›