Depp Nuk jam i pashem

Johnny Depp është konsideruar në vitin 2009 si mashkulli më seksi në planet nga revistat amerikane, por vetë ai nuk është i bindur për këtë.
“Është e çuditshme për mua kur thonë që jam tërheqës. Unë shihem çdo ditë në pasqyrë dhe nuk mendoj se jam i pashëm. Madje mendoj se nuk kam një pamje të këndshme”, tha Depp.
Aktori, i cili ka dy fëmijë me Vanessa Paradis, theksoi se të qenit prind e ka ndihmuar “të gjejë veten”.
Filmi i ardhshëm i Johnny Depp do të jetë “Dark Shadows”, ku do të interpretojë rolin e një vampiri.