“Falja e Gjakut”shfaqet në Berlinale 2011
BERLIN- Historia shqiptare e gjakmarrjes, ishte filmi fundit që mbylli konkurimin në festivalin prestigjioz të kinemasë në Berlin.
“Falja e Gjakut” është një film i ri i cili hedh një vështrim mbi këtë fenomen, i cili ka tërhequr vëmendjen në ato vende ku nuk ekziston një dukuri e tillë.
Nën drejtimin e regjisorit amerikan Joshua Marston, ky film i fuqishëm përqëndrohet në një familje, në një fshat të veriut të Shqipërisë, ku konflikti për tokën e ka futur në gjak.
Rolet kryesore në film i luajnë pesë aktorë nga Kosova. Ilire Vinca - Çelaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj e Çun Lajçi.
Regjisori Marston e përshkruan Shqipërinë si një vend që ende ekziston gjakmarrja, por nuk është një shoqëri që vetëm ngjason me 100 vjet më parë me njerëz që jetojnë në male dhe që shtijnë me armë njëri-tjetrin.
Është një vend me telefona celulare, internet, facebook dhe njerëz që jetojnë në mënyrë normale dhe moderne.
Regjisori i filmit të vitit 2004, Maria Full of Grace tha se detaji që i tërhoqi vëmendjen në skenar ishte një djalë i shekullit 21 që dërgon mesazhe në celular dhe luan video-games rob në shtëpinë e tij, falë disa rregullave të shekullit 15.
Aktori Refet Abazi i cili interpreton babain e fshehur në male, tha se filmi dërgonte një mesazh të rëndësishëm mbi nevojën e faljes.
Protagonistet e rinj të këtij filmi u shprehen mjaft të emocionuar që shkelnin për herë të parë në tapetin e kuq të Berlinales, ku marrin pjesë edhe filma dhe aktorë të njohur Amerikanë.
Filmi “Falja e gjakut” konsiderohet favorit për të fituar cmimin e madh “Ariu i artë”.
(e.n/news24/BalkanWeb)