E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni vret veten nena e re dhe 26-vjecari

28/10/2010Banorja e Kodres se Priftit u gjet e vetehelmuar me fostoksine ne shtepine e saj

Djali 26 vjec vari veten me litar ne shtepine e tij ne fshatin Peze

TIRANE- Dy te rinj u gjeten dje ne Tirane te vetevrare ne banesat e tyre. Vetevrasje keto te shkaktuara nga gjendja ekonomike papunesia dhe depresioni. Policia ben te ditur se nje nder te rinjte eshte 32-vjecarja nga Tirana qe u gjend e pa jete ne banesen e saj ne kryeqytet ndersa policia tregon se ajo eshte vetehelmuar. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Kodra e Priftit ku viktima Adriana Leka eshte gjendur e vetehelmuar ne banesen e saj. Sipas hetimeve te policise mendohet se viktima ka konsumuar fostoksine dhe kjo dallohej nga shkuma e bardhe qe po i dilte nga goja. Te afermit e gruas nuk ju besonin syve kur e gjeten me shenja jete dhe e derguan menjehere ne Spitalin Ushtarak. Mjeket u munduan ta shpetonin por ishte teper vone per te. Mesa duket hetimet e fundit tregojne qe Adriana Leka ishte e papune ne gjendja te mjerueshme ekonomike e martuar si edhe nene e nje femije te mitur. Gjate disa pyetjeve qe ju bene familjareve nuk u vu re ndonje reagim pasi te gjithe ishin te shokuar nga kjo ngjarje. Po ashtu paraditen e djeshme nje 26-vjecar nga fshati Peze i Tiranes u gjet i vdekur nga persona te familjes. Viktima Markel Celmetaj vuante nga depresioni dhe kete e vertetonte edhe kartela e tij mjekesore. Ai u gjet nen nje peme i vetevarur me litar rreth fytit teksa dyshohet se arsyeja e vetme qe ai kishte arritur ne kete faze ishte depresioni i shkaktuar nga papunesia. Familjaret lajmeruan menjehere policine e cila ne punen e saj hetimore analizoi vendin e ngjarjes duke pyetur edhe disa te aferm edhe miq. Informacionet e fundit tregojne se djali nuk kishte probleme me sjelljen ishte i respektueshem e madje veprimi i tij shokoi te gjithe familjen. Paraprakisht nga hetimet e para dhe veprimet e policise rezulton se djali i kishte dhene fund jetes se tij nga gjendja ekonomike si edhe nga depresioni i tepert. Megjithate ne ditet ne vijim do te saktesohet edhe motivi i vertete i ketyre 2 vetevrasjeve.

O.Maxhiri

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›