Deputetët diskutojnë buxhetin në Kuvend, opozita protestë jashtë sallës

Ndërkohë që në Kuvend vijojnë diskutimet prej dy ditësh për projektbuxhetin e vitit 2025, disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike, për të protestuar jashtë sallës së parlamentit.
Duhet theksuar se deri në këto momente protesta ka vijuar e qetë, ku disa prej pjesëmarrësve krahas fjalës në Kuvend, janë duke folur edhe para qytetarëve të pranishëm.
Ndërkohë para Kuvendit janë edhe forcat e policisë për të mbarëvajtur protestën, e cila duket e qetë dhe nuk ka patur asnjë incident.