Deputetët e PD fashojnë syrin në simbol perkrahje ndaj Erion Vishkullit

Disa deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve Saimir Korreshi, Gjin Gjoni dhe Xhelal Mziu kanë shkuar në Kuvend me një sy të fashuar, në shenjë solidarizimi me 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme në Tiranë, disa ditë më parë.