Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon Ramës heqje të taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me pesë kërkesa për Paketën Fiskale 2027, mes të cilave përjashtimi i autobusëve nga taksa e qarkullimit, heqja ose rimbursimi i akcizës së naftës dhe ulja e TVSH-së në 6%.
“Ky sektor nuk mund të trajtohet në mënyrë të njëjtë me veprimtaritë e zakonshme tregtare apo me përdorimin privat të automjeteve, për shkak të natyrës së tij si shërbim publik”, thuhet në shkresë