Deputetet e PS Kjo nuk eshte beteja per Ramen por per qytetaret
Ne protesten e Partise Socialiste para ambienteve te KQZ-se deputete te Partise Socialiste kane mbajtur fjalime para qytetareve te pranishem ku kane theksuar se nuk do te lejohet qe maxhoranca qeverisese te manipuloje rezultatin per Bashkine e Tiranes.
Deputeti i qarkut te Durresit Blendi Klosi u shpreh se PS-ja e ka fituar garen elektorale pasi ajo qeveris tashme e vendit. Klosi tha se PS-ja ka mbeshtetjen e nderkombetareve ne betejen per voten dhe shtoi se protesta paqesore do te vijoje.
Gjithashtu ka folur dhe deputeti i qarkut te Tiranes Sajmir Tahiri u shpreh se policia do te jape llogari per dhunimin e dy prej protestuesve dhe mbeshtetes se PS-se. Tahiri u shpreh se kurre me nuk do ndodhe qe te lejojme qe sot te vjedhe fitoren tone ne Tirane apo ne te gjithe Shqiperine. Fitorja ne Tirane nuk eshte beteja per Edi Ramen por eshte per ne.
Kurse deputeti i Durresit Gazmir Bizhga u shpreh se kjo qe po ndodh eshte absurde pasi Policia eshte per te kapur hajdutin ndersa keta police te ndershem po ruajne hajdutin.
Dokle i bashkohet protestes qytetare
Nderkohe qe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve vijon numerimi i fleteve qe opozita i ka konsideruar te pavlefshme jashte KQZ jane mbledhur me qindra qytetare te cilet protestojne per te treten dite ne mbeshtetje te votes se tyre.
Simpatizanteve te Partise Socialiste u eshte bashkuar edhe deputeti Namik Dokle i cili u shpreh se fitorja eshte ne anen e opozites dhe askush nuk na e vjedh dot. Ne e kemi fituar Tiranen ndaj duhet te rezistojme per Shqiperine per voten e saj te lire u tha Dokle mbeshtetesve te pranishem.
1020 - Shtohet prania e qytetareve
Pak minuta pasi ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor ka nisur grumbullimi i qytetareve para ambienteve te ketij institucioni. Ndryshe nga heret e tjera sot vihet re nje prani me e madhe dhe gjithashtu nje sjellje paqesore deri tani. Mes tyre gjenden dhe shume deputete te Partise Socialiste.
Hapet kutia e pare behet objekt debati
Kutia me numer 1867 e cila u hap e para ka ngjallur reagimin e nenkryetares Subashi e cila theksoi se per kete kuti grupi i numerimit nuk ka bere asnje kundershtim dhe e ka firmosur tabelen e rezultateve. Komisioni me shumice e ka quajtur te pavlefshme kete flete qe ju pretendoni te jete e kontestuar. Po te shikojme librin e protokollit procesverbali ku flitet per kete flete eshte i dates 15 maj ndersa data e tabeles eshte 13 maj. Pra procesverbali eshte plotesuar dy dite pas perfundimit te numerimit. Ligji thote qe nese ka nje vote te kontestuar grupi i numerimit njofton KZAZ e cila e merr ne shqyrtim menjehere kete rast. Keta elemente mjaftojne per te kuptuar se ky dokumentacion zgjedhor eshte i pavlefshem dhe si i tille nuk ka asnje shkak ligjor pse te hapet kutia e votimit tha Subashi.
Nis mbledhja e KQZ vijon numerimi i fleteve te kontestuara
Ka nisur rreth ores 930 mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku vijon numerimi i fleteve te kontestuara. Qe ne fillim perfaqesuesit socialiste ne komision kane kerkuar qe tu vihen ne dispozicion procesverbalet per cdo kuti votimi qe hapet ndersa kreu Ristani ka proceduar me hapjen e kutive.
920 Jashte KQZ situata e qete
Nderkohe jashte ambienteve te Pallatit te Kongreseve ku po zhvillohet mbledhja e KQZ-se situata paraqitet e qete. Vihet re nje prani me e vogel se ditet e tjera e forcave policore perreth nderteses ndersa nuk ka mbeshtetes apo deputete te opozites.