E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS betohen sot në Kuvend, paraqesin dy nisma

64 deputetët i janë “dorëzuar” presionit të ndërkombëtarëve për të mos më bojkotin. Gjatë seancës së pasdites deputetët do të bëjnë betimin e tyre, në bazë të Kushtetutës, ndërkohë që do të dërgojnë edhe dy nisma pranë Parlamentit, si projekti për hapjen e kutive si dhe një ligj mbi komisionet hetimore.

Për sa i përket komisioneve, ligjet në fuqi parashikojnë që shumicën dhe kreun e komisioneve e ka maxhoranca, ndërsa PS kërkon në këtë rast të sanksionohet me ligj që drejtimin dhe shumicën e komisionit ta ketë pala kërkuese. Kujtojmë se kryeministri Sali Berisha ka premtuar se do t’i jepet Partisë Socialiste shumica dhe drejtimi i komisionit hetimor për zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›