Deputetët e PS-së nesër në seancën parlamentare

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do jetë i pranishëm në seancën kuvendore të ditës së nesërme. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, sipas të cilit deputetët e PS-së do jenë të pranishëm në Parlament për shqyrtimin e nismave të socialistëve.
Ndërkombëtarët në deklaratat e tyre kanë bërë apel që të gjendet një zgjidhje deri më 18 mars, para vizitës së komisionierit të zgjerimit Shtefan Fyle në vendin tonë.