Deputetët holandezë: Ministri i Jashtëm të sqarojë incidentin Dool-Spahia
TIRANË- Deputetët e Partisë D66 në Holandë, i kanë kërkuar ministrit të Jashtëm të Holandës të sqarojë incidentin mes ambasadorit holandez në vendin tonë, Hank Van den Dool dhe kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia. Konflikti mes tyre lidhet me mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual dhe transeksual), ku të dy kanë shkëmbyer deklarata fyese mes njëri–tjetrit.
Ambasadori holandez, i pyetur në lidhje me deklaratat e bëra nga Spahia në adresë të këtij komunitetit u shpreh se “Injorantë ka gjithandej”, ndërkohë që dy ditë më vonë reagoi Spahia. Ai kërkoi që Dool të shpallet si person i padëshiruar. Ndërkohë që, para dy ditësh, ambasadori Van den Dool duke iu përgjigjur sërish Ekrem Spahisë, tha se po mbronte vlerat europiane dhe se ndihej i surprizuar që kishte ofenduar Spahinë me këto vlera. Gjithashtu, ai u shpreh i habitur që deklaratat e Spahisë nuk vinin nga një njeri i thjeshtë apo politikan i thjeshtë por nga një anëtar qeverie.
(el.me/GSH/BalkanWeb)