Prokurori padit Ina Ramën: M'u shkel e drejta për në këshill
TIRANË- Për të dytën herë brenda pak muajve, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, paditet në gjykatën e Tiranës. Dritan Gina, prokuror i Durrësit, i cili kandidoi për njërin nga vendet vakante si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, pretendon se i është shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor dhe se e gjithë procedura e zgjedhjes së tre anëtarëve të tjerë është e kundraligjshme. Për pasojë, ai kërkon nga gjykata e Tiranës anulimin pjesërisht të vendimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve të datës 28.04.2012, për sa i përket zgjedhjes si anëtarë të Këshillit të Prokurorisë të tre Drejtuesve të Prokurorive pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës dhe Fier dhe konkretisht prokurorëve Sokol Malaj, Altin Binaj dhe Besnik Cani.
Në padinë ndaj kryeprokurores Ina Rama, vartësi i saj Dritan Gina shprehet se nuk është dakord me të gjithë procedurën nëpër të cilën kaloi kandidimi, votimi dhe zgjedhja si anëtarë të Këshillit të Prokurorisë e tre Drejtuesve të Prokurorive më të mëdha pranë Gjykatave të Shkallës së parë në Republikën e Shqipërisë. Ndër të tjera, pretendon Gina, në shkelje të hapur të ligjit nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, është lejuar thërritja me shumë vonesë e Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve, konkretisht rreth një vit. Së dyti, vëren ai, njoftimi i prokurorëve për thirrjen e mbledhjes është bërë me shumë vonesë, vetëm katër ditë para. Për këtë shkak, Gina pretendon se i është mohuar e drejta për t'u njoftuar në kohë dhe për t'u përgatitur në lidhje me këtë proces, duke qenë se ai ishte njëri prej kandidatëve për anëtar të Këshillit të Prokurorisë. Ai thekson se fakti që "rivalë" kishte krerët e prokurorisë e vë në pozita diskriminuese.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)