Deputetët shqiptarë e shpjegojnë seksin me domate dhe kastravecë!
Gjatë ditës së djeshme, në Komisionin e Ligjeve është diskutuar edhe mbi mundësinë e legalizimit të drogave dhe seksit, gjë që është kërkuar me forcë nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile. Përveç legalizimit, ata kanë kërkuar që mos të dënohen ata që ushtrojnë seks për para.
Debati në sallë ka ngjallur të qeshura, teksa deputetët e pranishëm janë përpjekur të bëjnë edhe ironi, duke e shpjeguar seksin me domate dhe kastravecë. Kanë mbetur shumë prapa!
Debati në Komision:
Vjollca Meço (drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit): Ka domate në treg, sepse ne i hamë dhe i paguajmë për ti marrë. Dikush ofrohet për të prostituuar se ka një kategori shtetasish, të cilët paguajnë për ta pasur. Nëse asnjë mashkull sdo të kërkonte të kryente seks me një prostitutë që ofrohet, të jeni të sigurt që askush sdo e ofronte
Ilir Rusmali: Pra ju thoni që të ndëshkohet domatja dhe jo fermeri?
Vjollca Meço: Kjo metodë në Suedi ka rezultuar e suksesshme, pasi është ulur dënim i krimit të prostitucioni me 40 për qind.
Fatos Hoxha: Domethënë ju zoti kryetar e keni gabim, nuk është historia e domates kjo, por paska të bëjë me kastravecin.
Shega Ligori: Kastraveci e nxit!
Fatos Hoxha: Të ndëshkohet kastraveci?! (Të qeshura në sallë)
Vjollca Meçaj: Po, po, motori është i atij që e kërkon dhe paguan për prostitucion.
Fatos Hoxha: Kastraveci që kërkon domate të ndëshkohet.
Vjollca Meçaj: Ok si të doni ju zotëri, kastraveci!