Zbardhet vendimi për Metën, Dvorani: Nëse do ishte pranuar videoja, vendimi nuk do ishte kontradiktor e me kaq dyshime
Gjykata vendos se fakti nuk vërtetohet që ekziston dhe jo se fakti nuk ekziston, duke e bazuar vendimin mbi dyshime. Por dyshimet shkojnë në favor të Metës. Gjykata rrëzon videon si jo-origjinale. Por në vendimin paralel, gjykatësi Dvorani thotë se ekspertiza e huaj ishte e rregullt dhe hedh dyshime mbi përgatitjen e ekspertëve shqiptarë. Po ashtu, Dvorani hedh dyshime mbi dëshmitë e dhëna nga personat në gjykata dhe thotë se mund të ishte bërë një hetim më i plotë
Gjykata e Lartë zbardhi sot vendimin e marrë për çështjen e Ilir Metës. Në thelb të vendimit është qëndrimi se fakti nuk vërtetohet që ekziston, dhe jo qëndrimi i prerë se fakti nuk ekziston. Një ndryshim i madh sipas gjykatësit Ardian Dvorani, që ka dhënë një mendim paralel. Sipas tij, çështja është se asnjëra nga mundësitë nuk përjashtohet dhe për pasojë ekzistenca e faktit në kuptimin penal mbetet e dyshimtë. Dhe kur është e dyshimtë, atëherë gjërat shkojnë në favor të të pandehurit. Por Dvorani thotë se nëse do ishte pranuar ekspertimi i huaj i videos, që ishte i rregullt, atëherë gjërat do ishin ndryshe dhe hetimi do ishte më i plotë.
Rrëzimi i videos
Fillimisht Kolegji Penal ka vendosur të rrëzojë ekspertizën e bërë nga eksperti amerikan dhe ai anglez. Pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, me arsyetimin se ishin kryer në shkelje të neneve 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e këtij Kodi, duhet vepruar në përputhje edhe me Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, thuhet në vendim.
Gjykata arsyeton se: Caktimi i ekspertit në një procedim penal rregullohet nga dispozitat e seksionit të VI të K.Pr.Penale me titull ekspertimet. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e të Kodit të Procedurës Penale, duhet vepruar në përputhje edhe me Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8498, datë 10.06.1999. Detyrimi për tiu referuar Konventave Europiane është vetëm për ata ekspertë që janë shtetas të atyre vendeve që janë palë në këtë Konventa. Konventa në titullin VII të saj rregullon, ndër të tjera, edhe thirrjen e ekspertëve të huaj nga dhe në shtete palë të kësaj konvente. Nga ana e prokurorëve nuk janë respektuar dispozitat e seksionit II Letërporositë për jashtë shtetit, parashikuar nga neni 509 e vijues si dhe dispozitat ligjore të parashikuara në kreun II Seksioni VI (Ekspertimi), nenet 179-183/1 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me caktimin e ekspertit amerikan dhe atij anglez, ndërsa për këtë të fundit nuk janë respektuar as detyrimet qe rrjedhin nga dispozitat ligjore të Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, ratifikuar me ligjin nr.8489, datë 10.06.1999, si dhe të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 Për Marrëdhënien Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale. Duke pranuar si ekspertë persona privatë të huaj, si dhe duke u ngarkuar detyra e marrë mendimin e tyre në rrugë jo zyrtare, jashtë detyrimeve ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, organi i akuzës i ka përjashtuar ekspertët realisht nga çdo përgjegjësi, aq më tepër nga përgjegjësia penale që mund të mbajnë sipas ligjeve përkatëse në rastin e veprës penale të ekspertimit të rremë.
Ekspertët shqiptarë
Nuk ka asnjë arsyetim se përse u zgjodhën pikërisht këta tre ekspertë nga Kolegji Penal, thjesht jepen emrat e tyre. Në fund, pasi shqyrton ekspertizën e tre shqiptarëve, gjykata vendos se video nuk është origjinale. Bazuar në konkluzionet e ardhura nga ekspertët, Kolegji Penal vlerëson se materiali audioviziv që iu nënshtrua ekspertimit nuk është origjinal. Në këtë material audioviziv u vërtetua mundësia dhe probabiliteti i lartë i ndërhyrjeve në përmbajtje si rezultat i anomalive të pashpjegueshme. Ndërkohë që cilësia e tij është nën nivelin shkencor të kuptueshmërisë së përmbajtjes së tij.
Mbi këtë bazë, Kolegji Penal vjen në përfundimin se ky material, me përmbajtje një regjistrim audioviziv ku pretendohet të përmbahet një bisedë mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti, nuk përmban gjurmë të vlefshme dhe nuk përmbush kriteret ligjore për tu konsideruar provë materiale, nga ana tjetër, dëgjueshmëria dhe kuptueshmëria e tij nuk mundësojnë qartësimin e rrethanave të faktit që pretendohet se mund të përmbahen në të.
Si përfundim, Kolegji Penal vlerëson se, nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e administruar e të çmuara në gjykim, nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta, ky i fundit ka kërkuar të ndikojë në mënyrë të paligjshme dhe ti ofrojë dëshmitarit Dritan Prifti një shpërblim prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve të subjektit Bashkimi i Përkohshëm Vëllezërit Tola sh.p.k., për të favorizuar këtë subjekt në fitimin e konkurrimit publik për dhënien me konçesion të hidrocentralit Egnatia-Shushicë, thekson Gjykata.
Dëshmitarët kundër Priftit
Gjykata ka vlerësuar se edhe dëshmitë e dhëna para tyre nuk janë në favor të akzuës së ngritur nga prokuroria.
Kështu, gjykata thotë se nuk është faktuar se takimi me Metën është realizuar në zyrën e Priftit. Por, nga shqyrtimi i provave të tjera të pranuara dhe administruara nga gjykata, nuk rezultojnë thënie të dëshmitarëve apo prova dokumentare të tjera që të konfirmojnë vendin se ku janë takuar i pandehuri Ilir Meta dhe dëshmitari Dritan Prifti në datën 01.03.2010 rreth orës 13.30. Po kështu, edhe akti i ekspertimit i realizuar gjatë gjykimit nuk përmban shpjegime e përfundime mbi vendin se ku është zhvilluar biseda e regjistruar audiovizive, e cila iu nënshtrua ekspertimit.
Po ashtu nuk faktohet edhe që Meta ka bërë ndërhyrje të paligjshme për koncesionin e hidrocentraleve. Por, nga shqyrtimi gjyqësor i provave në tërësi, gjykatës i ka rezultuar se deklarimet e bëra gjatë gjykimit nga dëshmitarët e tjerë e lidhin arsyen e bisedës së datës 01.03.2010 mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti me motive dhe rrethana të tjera, të ndryshme nga ai i ndikimit të paligjshëm për të favorizuar në garën koncesionare subjektin Bashkimi i Përkohshëm Vëllezërit Tola sh.p.k. dhe nga ajo e ofrimit të një shpërblimi në këmbim të këtij favorizimi, thekson gjykata.
Gjykata thotë se as për t