E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët socialistë mbërrijnë në Kuvend

Ashtu siç kishin deklaruar gjatë gjithë ditës së sotme deputetët e Partisë Socialiste kanë bojkotuar të gjitha nismat legjislative të seancës së sotme duke u paraqitur në Kuvend vetëm në kohën kur do diskutohet për nismat e tyre. Vendimi për të bojkotuar miratimin e ligjeve në seancën e sotme u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së paraditen e sotme dhe u vendos që grupi parlamentar socialist do të hynte në sallën e Kuvendit vetëm për propozimet për amendimin e ligjit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet.
I njëjti vendim parashikon qëndrimin bojkotues të deputetëve socialistë ndaj çdo pike tjetër të rendit të ditës së Kuvendit si dhe ndaj projektligjeve që janë futur në rendin e ditës të seancës së sotme përfshi edhe ligjin për Gjykatën Administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›