Arrestohet gardiani në Rrogozhinë, polici 31-vjeçar fuste drogë në burg
Megjithëse paguhej për të ruajtur sigurinë, ky fakt nuk e ka penguar një punonjës policie të furnizojë me lëndë narkotike të dënuarit në burgun e Rrogozhinës.
Shërbimet e Seksionit Kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës kanë vënë në pranga me këtë akuzë 31-vjeçarin Ilir Sofka, punonjës në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Rrogozhinë.
Polici 31-vjeçar u vu në pranga pas informacioneve të marra në rrugë operative, se ky i fundit në mënyrë të përsëritur kishte future lëndë narkotike brenda burgut.
Pas vënies në pranga në flagrancë, 31-vjeçarit iu kap edhe një sasi lënde narkotike.
Mësohet se Sofkës iu sekuestrua 3.35 gram lende narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa; 3.40 gram lëndë e dyshuar si heroinë dhe shuma prej 9000 lekësh. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqsor Durrës, për ndjekje të mëtejshme