Deputeti Jaku: Abuzime me emrin tim, nuk thyej bojkotin
Deputeti i PS, Gjok Jaku, ne nje email derguar ne redaksite e mediave thote se "përgënjeshtron spekulimet e një pjese të shtypit" qe kishte folur sot rreth largimit te tij nga grupi i PS dhe thyerjes se bojkotit.
Deklarata thote:
'Unë deputeti i qarkut Lezhë, Gjok Jaku përgënjeshtroj në mënyrë të prerë të gjithë abuzimet e turpshme të shtypit të ditës së sotme, të bëra në emrin tim. Konfirmoj se i mbetem qëndrimit të grupit parlamentar të PS për të mos hyrë në Kuvend, dhe vazhdimin e protestave sipas axhendës politike të socialistëve. Lajmet e trilluara për personin tim dhe gjoja qëndrime të mia brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS nuk kanë asgjë të vërtetë me atë çka unë kam diskutuar në këtë mbledhje. Kërkoj përgjegjshmërinë e gazetarëve dhe redaksive përkatëse për publikimin e këtij përgënjeshtrimi, pasi asgjë nuk është e vërtetë çka shkruhet në artikujt e disa gazetave të përditshme sot. Kërkoj që sipas ligjit të shtypit të shkruar përgënjeshtrimi të zërë të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën faqe ashtu si shkrimi i trilluar'.