Arka e shtetit bosh, hidrokarburet denoncojnë kontrollet
TIRANE- Ne perpjekje thuajse titanike per te ndihmuar arken e boshatisur te shtetit per shkak te super-shpenzimeve (perfshire fushaten elektorale) dhe investimeve jashte logjikes ekonomike te shifrave qe mund te perballoje vendi, administrata po ben c'eshte e mundur te gjej menyrat per te vjele te ardhura shtese.
Shenjestra e re e tatimoreve, duket se jane pikat e karburanteve. Kontrollet e rikontrollet jane aq te shpeshta sa duket qarte qe shqetesimi nuk eshte zbatimi i ligjit, por vendosja me cdo kusht e gjobave.
Disa dite me pare nje vale gjobash e paprecedente, qe arriti thuajse ne 50 milion euro, goditi gjithe shoqerite e hidrokarbureve, por vete keto te fundit, preferuan te heshtnin perballe vales goditese te shtetit.
Nderkohe vihen re nje seri ligjesh qe kane per pikesynim vjelje te ardhurash ne arke te shtetit si dhe nje aksion thuajse masiv te gjithe policive te shtetit, per te vjele gjoba tek qytetaret per kundravajtje. Disa nga zyrat shteterore te vjeljes se te ardhurave kane nxjerre ne terren jo me operatore te thjeshte, por zyrtare te larte, ne nje perpjekje per te rritur autoritetin e shtetit ne terren ne raste kundershtimesh qe nuk kane munguar.
Qindra ankesa ka keto dite ne zyren e Avokatit te Popullit, por ne pergjithesi, ceshtja tentohet te mbahet jashte vemendjes se mediave, per te mbuluar kontrastin e madh te dukshem mes asaj qe po ndodh realisht ne terren dhe deklaratave zyrtare per "mungese krize" ne Shqiperi dhe "mbarevajtja te ekonimise se vendit".
Por se paku ne shoqerite e hidrokarbureve situata ka shkuar ku nuk mban me. Kete tregon nje deklarate e leshuar sot ne mesdite nga shoqata qe organizon keto kompani, ku flitet per kontrolle te tatimoreve edhe kur gjithcka eshte ne perputhje me ligjin. Me poshte eshte deklarata e zedhenesit te kesaj shoqate Bardhi Sejdarasi lexuar sot ne nje konference te posacme ne Hotel Tirana:
'.. Te nderuar perfaqesues te medias. Në emër të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve të Shqipërisë, jam i autorizuar të bëj deklaratën e mëposhtme:
Administrata Tatimore ka ndërmarrë një fushatë kontrolli dhe rikontrolli në kompanitë e karburanteve, pavarësisht se kompanitë e këtij sektori kanë dorëzuar në kohë, sipas ligjit, bilancet periodike dhe kanë bërë derdhjen e detyrimeve të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim-fitimit, sipas planit dhe realitetit të dalë nga dokumentat kontabile të kompanive.
Megjithatë organet tatimore, në kundërshtim me nenin 71 të Ligjit nr 9920, datë 19.05.2008, kanë kaluar në raporte rivlerësimi tatimor, duke nxjerrë çmime mesatare, pa asnjë lidhje me realitetin kontabël të kompanive dhe, në cënim të konkurrencës dhe të lirive ekonomike.
Theksojmë se neni 71 i ligjit nr 9920 "Për Procedurat Tatimore", është i vetmi garant që mbron biznesin nga veprimtaria arbitrare e administratës tatimore.
Nëse ky nen nuk merret parasysh, atëhere tatimorët, sa herë të duan, mund të penalizojnë pa të drejtë këto subjekte.
Prandaj ne kërkojmë që kërkesat e këtij neni të respektohen në mënyrë rigoroze.
Me vendim nr 781, datë 14.11.2007 dhe mbështetur në Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr 39, datë 9.12.2008, është caktuar që kompanitë e hidrokarbureve të pajisen me kasa fiskale. Kjo masë është mirëpritur nga shoqëritë e hidrokarbureve, si çdo masë që merret në drejtim të legalizimit të veprimtarisë ekonomike të sipërmarrjes.
Por paradoksi qëndron në zbatimin e këtij procesi, pasi nga Ministria e Financave janë përcaktuar kompanitë që do ta realizojnë dhe tipin i kasës fiskale që do të instalohej. Në fakt, rezulton se këto kompani nuk arrijnë të kryejnë montimin dhe funksionimin e këtyre kasave, sipas kërkesave ligjore. Gjithashtu, së fundi, këto kompani deklarojnë se 70 % e inventarit të pompave që sot janë në përdorim, nuk mund t'iu montohet lloji i kasës së miratuar.
Meqë afati ligjor i pajisjes me kasa fiskale ka përfunduar dhe kompanitë e autorizuara nuk arrijnë të përmbushin detyrimin, organet tatimore, mbasi kanë vendosur gjoba, kanë filluar mbylljen e pikave të shitjes së karburanteve. Edhe në këtë rast, duke lënë vend për abuzim, pasi asnjë stacion nuk është pajisur me këto kasa dhe ndëshkimi është selektiv, sipas tekave të administratorëve tatimorë.
Kompanitë që ushtrojnë veoprimtarinë e tyre në këtë sektor, të ndërgjegjshme për zbatimin korrekt të legjislacionit si dhe për detyrimin që kanë përballë konsumatorëve, për të siguruar veprimtarinë normale të funksionimit të tregut, u janë drejtuar, hap pas hapi, të gjithë titullarëve të piramidës shtetërore që mbulon këtë sektor, për të gjetur zgjidhjen e këtyre problemeve.
Në dijeninë tonë, drejtuesit e tatimeve po rishohin këto probleme që janë ngritur nga ana e subjekteve veç e veç dhe nga shoqata jonë në tërësi dhe, në varësi të zgjidhjes së drejtë e ligjore që do të bëhet nga ana e tyre do të ndërmerren edhe hapat konkretë të shoqatës së hidrokarbureve, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave ekonomike të subjekteve.
Shohim të nevojshme të bëjmë me dije, duke iu referuar edhe lajmeve të mediave të ndryshme ditët e fundit se, deri sot, nga ana jonë nuk është marrë asnjë vendim për ndërprerje veprimtarie.
Këtë gjë nuk do ta dëshironim kurrë dhe do të ishte masa e fundit ekstreme në kushtet kur administrata tatimore nuk do të na lejonte rrugë tjetër, veç kësaj rruge. Por deklarojmë se jemi të gatshëm unanimisht të ndërmarrim një masë të tillë, të detyruar nga veprimet e administratës.
Duke qënë të ndërgjegjshëm për anomalitë që do të sillte në aktivitetin normal të vendit një vendim i tillë, Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve do të njoftonte paraprakisht disa ditë përpara, nëse ky vendim lind nevoja të merret.
Detyrohemi të dalim në këtë konferencë shtypi për të sensibilizuar institucionet shtetërore në mënyrë që të marrin masat e mëposhtme:
a) Në mënyrë kategorike, kontrollet dhe rikontrollet tatimore të kryehen në përputhje me ligjin "Për procedurat tatimore" dhe tatimorët të kalojnë në rivlerësime vetëm subjektet që plotësojnë kushtet e ligjit (nr 9920, neni 71).
b) Për kasat fiskale, duke parë pamundësinë e realizimit, siç është proceduar deri tani, Ministria e Financave, Shoqëritë e autorizuara, në bashkëpunim me shoqatën, të gjejnë një mënyrë tjetër për të realizuar këtë proces, që është i nevojshëm, por, minimumi, penaliteti duhet të bjerë mbi shoqëritë që kanë marrë përsipër ta kryejnë dhe jo mbi kontraktorët e karburanteve.
Nëse përsëri nuk do të ketë zgjidhje, Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejshme.
Ju faleminderit!
SHOQATA E SHOQËRIVE TË HIDROKARBUREVE