Deputeti Shalsi paditet nga bisnezmeni Selmanllari
Avokati Genc Gjokutaj deklaron se detajet e padisë së klientit të tij do të bëhen publike pas depozitimit të saj në gjykatë. Deputeti Shalsi e akuzoi pak ditë më parë Selmanllarin për forvorizimin e tij nga ana e kryeministrit Sali Berisha.
"'Vision Construction sh.p.k’, është kompani në bashkëpronësi të zotit Tartari (bashkëshorti i deputetes Vokshi) dhe të një emri të njohur si për opinionin publik, ashtu edhe për kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha, rezulton të jetë aksioneri tjetër i kësaj kompanie. Dhe këtu duket bashkëpunimi mes të dy aksionerëve", është shprehur deputeti Shalsi në sallën e konferencave të PS-së.