E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, ish-arkimandriti ortodoks akuzohet për korrupsion

Sipas mediave serbe, ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi në periudhën 2004 - janar 2010 i kanë marrë 350 mijë euro Kishës ortodokse serbe. Vilovski ka gjetur strehim në Greqi dhe autoritetet greke kanë refuzuar një kërkesë ekstradimi të Serbisë.

Kleriku ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i peshkopit Artemije, përfaqësuesi i Kishës ortodokse në Kosovë i cili u hoq nga detyra disa muaj më parë për shkak të përfshirjes në një çështje parregullsish administrative dhe operacione financiare të paligjshme. Vilovski u përjashtua dhe iu hoq titulli fetar kohët e fundit nga Kisha ortodokse serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›