E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti demokrat Hoxha: Në partinë e Topit të gjithë dështakët, që karrierën e kanë pasur si dhuratë nga Berisha

Share

Deputeti demokrat, Fatos Hoxha, i revoltuar me largimin e Gazmend Oketës nga PD, shprehet se vendimi përfundimtar i Oketës është shpërblimi që ai i bëri PD-së, pasi i kishte dhënë poste të rëndësishme dhe të pamerituara sipas tij, si atë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes. Z.Hoxha ka bindjen e plotë se edhe partia e re që do të krijojë kreu i shtetit, Bamir Topi, do të jetë e dështuar, pasi rreth saj janë mbledhur njerëz që sa kohë ishin në PD, detyrat dhe postet e rëndësishme i morën si dhuratë nga Sali Berisha.

“Ata janë njerëz të dështuar, që kurrë në jetën e tyre nuk i kanë thënë një herë të vetme punës mirëmëngjes. Ata nuk kanë bërë asnjë lloj pune dhe gjithçka që pretendojnë se e kanë arritur, e kanë pasur dhuratë nga z.Sali Berisha. Ata veçse janë katapultuar në karriget që kanë mbajtur, pa pasur asnjë meritë të tyren. E përsëris, gjithçka e kanë marrë si dhuratë nga kryeministri Berisha dhe asgjë nuk e kanë merituar”, ka thënë Hoxha për GSH, ndërsa presidentin Topi e ka fyer, duke e cilësuar një top futbolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›