Deputeti i PD, Gështenja: Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, pa asnjë kufizim

Hapja e dosjeve, duket se është bërë çështje qëndrimesh edhe midis deputetëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në FB, ka kërkuar që të hapen dosjet, duke nisur së pari nga deputetët. Gështenja, i cili është zgjedhur deputet në qarkun e Elbasanit, apelon që “përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë”.
“Përpara detyrimit ligjor, u detyrohemi shqiptarëve të jemi të vërtetë. Le ti hapim dosjet duke nisur nga vetja jonë, për të treguar nëse kemi qenë ndonjëherë: të survejuar, bashkëpuntor apo të favorizuar të sigurimit të shtetit. Pa asnjë kufizim!”-, shkruan deputeti Gështenja.
/rtsh.al/