E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PD-së, Kelmendi, e quan Skënderbeun hero të katolikëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin – Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar.

Kelmendi, e argumentoi këtë se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet.

“Katolikët e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti Kelmendi, në një Show Televiziv, transmeton noa.al.

Ai gjithashtu ka dyshime në prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe.

Kelmendi, gjithashtu tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare duhet të ndërrohet.

Ai në këtë Show, pajtohet se Turqia nuk ka qenë okupator i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik.

“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti Kelmendi./Indeksonlin./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›