Deputeti nxjerr pistoletën gjatë debatit në TV (VIDEO)
Share
Forca e fjalëve nuk ka mjaftuar për deputetin jordanez Mohamed Shawabkeh. Deputeti Shaëabkeh dhe diskutanti që kishte përballë, Mansour Murad, një ish deputet, ishin në një talkshow të televizionit privat jordanez Gosat. Tema ishte lëvizjet politike dhe roli i parlamentit jordanez. Në kulmin e debatit, Shawabkeh i thotë kundërshtarit se është spiun i qeverisë siriane. Murad përgjigjet duke i thënë se ai është spiun i Mossad-it izraelit dhe një hajdut.
Më pas gjithçka precipiton shumë shpejt. Shawabkeh heq këpucën dhe qëllon. Sikur të mos mjaftonte kjo, nxjerr nga brezi edhe pistoletën. Moderatori ndërhyn duke mos lejuar të bëhej më e keqja.
Mësohet se Murad ka depozituar një padi për tentativë vrasje dhe fyerje.