Maqedonia goditet nga një seri tërmetesh
MAQEDONI-Aparatet e sizmologjike pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore, kanë regjistruar një seri tërmetesh me epiqendër 25 kilometra në veri të Ohrit në rajonin e Malit “Ilinska”, në jugperëndim të Maqedonisë.
Tërmeti më i fuqishëm ishte në orën 13 me një intensitet prej 6 ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane. Sipas të dhënave të deritanishme, ky tërmet është ndjerë në Manastir, Dibër, Krushevë, Kërçovë dhe Ohër me intensitet prej 5 gradë, ndërsa në Shkup, Veles, Tetovë, dhe Gostivar me intensitet prej 4 ballëve sipas shkallës së njëjtë. Raporton koha.mk
(ar.ku/BalkanWeb)