E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti serb i tregon koleges foto të nxehta në seancë

Që shumica e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës janë vetëm sa për të plotësuar vendet e garantuar me Kushtetutë, këtë e dëshmon edhe kjo video e postuar në YouTube.

Nuk bëhet fjalë për një deputet të thjeshtë, por për shefin e Grupit Parlamentar të partisë më të madhe serbe në Kuvend, SLS, Sasha Milosavljeviq.

Gjatë seancës së Kuvendit, Milosavljeviq nuk ishte i disponuar të dëgjonte apo debatonte për rendin e ditës, kështu që ai shfrytëzoj rastin që njërës nga koleget deputetë t’i tregoj një fotografi të nxehtë nga iPhone i tij.

Ai shihet duke i treguar deputetes një fotografi ku shihen dy vajza duke marrë poza të nxehta. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›