Franca e Rumania mbështesin Kosovën e Serbinë

Rumanija dhe Franca mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri rumum Viktor Ponta.
Shefat e dy qeverive janë takuar në Bukuresht të enjtën mbrëma, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe forcimit të lidhjeve ekonomike, transmeton Rel.
Sipas medieve serbe, Ponta ka thënë se qeveria e Rumanisë do të mbështet euro-integrimet e Beogradit dhe Prishtinës, pasi të dy palët kanë treguar përkushtim në zbatimin e parakushtit për fqinjësi të mirë.
Kryeministrat e Francës dhe Rumanisë ndërkaq pritet të vizitojnë sot prodhuesin e automobilëve Dacia-Renault. /Indeksonline/