Deputeti ukrainas: 300 000 banorë në Mariupol janë pa ujë, bombardimet nuk ndalojnë kurrë

Një deputet ukrainas me origjinë nga Mariupoli ka thënë se Rusia po përpiqet që të bëjë të vuajë nga uria qytetin e rrethuar.
Dmytro Gurin, një deputet për Kievin, tha se mijëra qytetarë në portin e Detit të Zi vazhduan të jetonin pa ujë, ngrohje dhe energji elektrike.
Ai tha: “Është e vështirë të shohësh se gjithçka që dija është shkatërruar, shkolla ime, universiteti, lagjja, gjithçka.
“Vitet e së shkuarës sime janë shkatërruar. Është thjesht ndjenja ime dhe do të mësohem me të, por për 300,000 njerëzit që jetojnë ende në Mariupol është shumë më e rëndësishme.
“Ata jetojnë pa ngrohje, energji elektrike, ujë dhe janë kushtet mesjetare dhe granatimet dhe të shtënat në Mariupol nuk ndalojnë kurrë.”