E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: “Dita pa Makina”, pjesë e pandashme e kalendarit mujor

Kryeministri Edi Rama ndau të martën  nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa theksoi se “Dita pa Makina” duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit mujor.

Rama tha se pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor duhet të jetë edhe fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.

“Dita pa Makina” duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet, do të jenë pjesë e pandashme e punës së përbashkët me pushtetin vendor, për më shumë cilësi jete në hapësirat publike të komuniteteve tona”, tha Rama.

“Dita pa Makina” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›